Kushtetuesja, gazetari-Hysit: Emërimi i 2-të bëhej nga Kuvendi, si nuk e keni shkelur Kushtetutën?

Kushtetuesja, gazetari-Hysit: Emërimi i 2-të bëhej nga Kuvendi,

Gazetari Vincent Van Gerven Oei i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora i kërkoi shpjegim deputetes socialiste, Vasilika Hysi se si qeveria nuk e kishte shkelur ligjin, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Van Gerven Oei: Emërimi i parë është bërë nga Presidenti, Besnik Muçi. Emërimi i dytë duhej bërë nga Kuvendi, nuk e keni bërë. Çfarë keni bërë ju. Mund të ma tregoni, sepse nuk e kuptoj fare se si nuk e keni shkelur Kushtetutën?

Vasilika Hysi: Në nenin 179 është vendosur radha se kush ka të drejtë të zëvendësojë vakancat. Kur u miratua Kushtetuta ne nuk e kishim mësuar që të gjithë anëtarët, përveç njërës, nuk do kalonin procesin. Ekspertët u treguan të mençur dhe thanë që meqënëse koha e mbarimit të gjyqtarëve, duke menduar se të gjitha do ta kalonin vetingun, mbaron në kohë të ndryshme duhet përcaktuar një radhë. Kush do të zëvendësojë kë? Radha nuk ka të bëjë me kohë se kur duhet të veprojë presidenti apo Kuvendi. Por vakancën e parë kush do ta zëvendësojë. Do të vijë nga kandidatura që do të votojë presidenti apo Kuvendi.


EMISIONET