Gazetari bën postimin e papritur, zbulon ekipin e ri të Pogba
E ardhmja e Paul Pogba është vendosur tashmë. Konfirmimi ka ardhur nga gazetari sportiv i "Telefoot", Frederic Calenge, i cili ka zbuluar edhe destinacionin e mesfushorit.
Sipas tij, Reali i Madridit ka arritur akordin me mesfushorin për një çmim prej 150 milionë euro. Një shifër tepër e lartë nga ajo e paguar nga "djajtë e kuq" gjatë merkatos së vitit 2016, ku pagoi 100 milionë euro në arkat e Juventusit. Kampioni i Botës është gjurmuar nga gjigantët spanjoll edhe gjatë kohës që ishte pjesë e bardhezinjve.
Transferimi i tij në kryeqytetit madrilen pritet të ndodh në muajin korrik.
Finally, per @FredCalenge, discussions between Paul Pogba and Real Madrid are “well advanced” over a potential €150m summer deal.
— Get French Football News (@GFFN) April 22, 2019