Pas finales së Ligës së Kampioneve, ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë që mori jo pak vëmendje.

"Ishte bukur të luaja në Madrid", deklaroi ylli portugez pas triumfit 3-1 ndaj Liverpool ku ngriti lart trofeun e 5-të personal të Champions League.

Pas asaj deklarate, e ardhmja e Ronaldos është ende në pikëpyetje, dhe tani që Botërori i portugezit mbaroi, ai do të jetë i fokusuar vetëm tek gjetja e një klubi të ri.

Në Itali, është gazeta "Tuttosport", e cila në faqen e parë flet për një transferim të Ronaldos te Juventusi. Edhe pse është në vetëvete një “mision i pamundur”, drejtuesit bardhezinj do e tentojnë diçka të tillë.

Pengesat janë të shumta, që nga klauzola e portugezit që shkon deri në 200 milionë euro, e deri tek paga, ku ai kërkon 30 milionë në sezon, për të qenë më i paguari në botë.

/Ora News.tv/