Gattuzo cinik, kundër Bologna me një 4-4-2

Gattuzo cinik, kundër Bologna me një 4-4-2

Humbja në Kroaci kundër Rijeka, ka trazuar shumë ambjentin kuqezi me trajnerin Gattuzo që është shfaqur shumë i tensionuar në prag të sfidës së kësaj fundjave në kampionat kundër Bologna.

Tetëmbëdhjetë pikë distancë me vendin e parë dhe 13-të nga zona Champions janë një hendek i madh për ish mesfushorin që është rikthyer në drejtimin e ekipit A të Milanit për të ringritur moralin, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Barazimi në sekondat e fundit kundër Beneventos dhe humbja që pësoi në sfidën e fundit të Europa League kanë “detyruar” Gattuzon dhe stafin e tij të ndryshojnë shumë në organikët e 11 titullarëve që do zbresin në San Siro kundër Bologna.


Tekniku pritet t’i besojë skemës 4-4-2, me Borinin që do spostohet shumë mbrapa ndërsa kreativitetin dhe cilësitë e Suso pritet të formojnë me Kaliniç një dyshe “ëndërrash”në majë të sulmit kuqezi.



EMISIONET