Gattuso: Kundër Bologna-s një fitore sakrifice, Milan lëkura ime e dytë

Gattuso: Kundër Bologna-s një fitore sakrifice, Milan lëkura ime

Fitorja e parë në stolin e Milanit dhe pak 'qetësi.

Tre pikëshi i marrë kundër Bologna e ka gëzuar Gennaro Gattuso-s i cili menjëherë pas ndeshjes është shprehur se ky është një fitore mentaliteti e sakrifices

“Është një fitore e mentalitetit dhe sakrificës, ishim konstant në lojë dhe ia arritëm të mbajmë  rezultatin.

Ne ende duhet të përmirësohemi, veçanërisht në fazën mbrojtëse, sepse Bolonja në më shumë se një rasti na ka vënë në vështirësi dhe mos harroni se kampionati është ende shumë i gjatë.

Bonaventura? Ai mund të luajë kudo, ai është një nga lojtarët më të fortë të mesfushorit në Itali. Ai ende duhet të përmirësohet pak nga pikëpamja fizike.

Unë nuk kam ndryshuar, Milan është lëkura ime e dytë”-përfundoi trajneri i “djallit” Gennaro Gattuso.



EMISIONET