Gattuso komenton blerjen e Ronaldos, vlerëson Barcelonën

Gattuso komenton  blerjen e Ronaldos, vlerëson Barcelonën

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso beson se transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi ka vepruar si një katalizator për të rritur futbollin italian.

Ai mendon se ardhja e 33-vjeçarit do të tundojë lojtarë të tjerë të profilit të lartë për të kaluar në Serie A, duke përmendur interesin e Interit në Luka Modriç si një shembull.

"Pas të gjitha problemeve që ka pasur futbolli italian, mendoj se nënshkrimi me Ronaldon ishte i pabesueshëm. Nuk është rastësi që tani njerëzit po flasin për Modricin. Për futbollin tonë, ishte një nënshkrim shumë i rëndësishëm që mund të na japë një hap të madh në kualitet".

Sa i përket miqësores me Barcelonën, Gattuso ka parashikuar një test të ashpër për lojtarët e tij.

"Unë pres një ndeshje shumë të vështirë dhe mbrojtja do të ketë shumë punë për të bërë. Do të jetë një test i vështirë dhe unë dua të shoh një ekip që nuk ka frikë të luajë. Do të jetë e vështirë të dilni nga presioni i tyre. Dua të shoh karakterin e madh kur luajmë topin ".-tha Gattuso në konferencën për shtyp përpara sfidës me katalanasit.

EMISIONET