Deklarata e Presidentit Ilir Meta se ishte gati të dorëhiqej nga mandati i Presidentit për të zgjidhur krizën aktuale në të cilën ndodhet vendi si dhe për të  ndaluar “instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas” ka bërë jehonë në median botërore.

Janë me qindra media mes tyre dhe Associated Press, Fox News, ABC News, New York Times që kanë pasqyruar deklaratën e kreut të shtetit shqiptar.

Janë  gati 181 media që kanë pasqyruar lajmin në faqet e tyre online

Nga Pogradeci Meta nënvizoi se  nuk mund të ketë zgjidhje të krizës as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar ndarjen e pushteteve.”




/Ora News.tv/