Gati rikthimi i Bonuccit, por Juventus ka disa kushte

Gati rikthimi i Bonuccit, por Juventus ka disa kushte

U duk si një gjë e pamundur por tani po shqyrtohet si një mundësi më konkrete. Bëhet fjalë për një rikthim të kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci, tek Juventusi.

Edhe vetë mbrojtësi italian ka shprehur dëshirën për tu rikthyer te bardhezinjtë, pas një sezoni te Milan.

Sipas asaj që raporton "Tuttosport", "Zonja e Vjetër" ka kushtet e saj për këtë rikthim.

Paga e italianit është 7.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë në 10 nga bonuset. Bardhezinjtë janë shumë larg kësaj oferte dhe do të bisedonin për një pagë që nuk shkon më shumë se 5 milionë euro në sezon.

E dyta, por jo më pak e rëndësishmja, Bonucci duhet të kërkojë falje për festimin e golit në Torino vitin e shkuar. Me Allegrin çdo gjë është zgjidhur pasi ka dhënë miratimin e rikthimit.

Në marrëveshje mes Juventusit dhe Milanit mund të futet edhe Caldara. Kuqezinjtë pëlqejnë edhe Benatia dhe Marco Pjaca. Madje në fillim u përfol se do të ishte Higuan ai që do të futej në shkëmbin. Orët e ardhshme mund të ndodh gjithçka.

EMISIONET