Gati kanabisi për tu mbjellë, arrestime në Tepelenë

Gati kanabisi për tu mbjellë, arrestime në Tepelenë

Një operacion masiv antikanabis po ndërmerret në Tepelenë ndërsa në pranga deri tani janë vënë 3 persona.

Burime te sigurta nga vendngjarja konfirmojnë se janë arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot, Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë, dhe Eugen Xhebra ndërkohë janë shpallur ne kerkim Elidon Zhola dhe Besije Xhebra.

Në oborret e banesave të tyre, në fshatin Veliqot dhe Hormove, u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi. 

Operacioni u ndërmor mëngjesin e sotëm nga Komisariati i Policisë së Tepelenës në bashkëpunim me Policinë Vendore të Gjirokastrës.

EMISIONET