Gashi vlerëson Dua Lipën: Të falenderoj, je një grua që më inspiron

Reperi shqiptar me famë botëror, Gashi ka vlerësuar Dua Lipën

Në një postim në Instgram ai është shpehur se nuk do ketë kurrë asnjë yll më të madh se Dua Lipa në komunitetit shqiptar. Ai shprehet se këngëtarja është një talenti i vërtetë.

Por jo vetëm, Gashi ka falenderuar Duan që e inspiron po as shumë sa nëna dhe motra e tij.

"Më lejoni t'ju themi vetëm se nuk do të ketë kurrë një yll më të madh në komunitetin shqiptar sesa Dua Lipa. Talent i vërtetë, një super yll... zëri, look-u i saj, çdo gjë e saj është model... Dua të falenderoj që je një grua që më frymëzon në të njëjtën mënyrë që nëna dhe motra ime bëjnë. Të dua,"-shkruan reperi.

Nuk ka munguar as komenti i yllit të popit, e cila e ka falenderuar për atë që Gashi bën për komunitetin shqiptar.

"Vëllai im! Të falenderoj shumë. Faleminderit për dashamirësinë tënde dhe atë çfarë ke bërë për të përfaqësuar komunitetin tonë. Shqipe le ta bëjmë këtë,"-komentoi Dua.


EMISIONET