Garda merr në mbrojtje Veliajn, Kryebashkiaku lë biçikletën dhe lëviz me eskortë

Garda merr në mbrojtje Veliajn, Kryebashkiaku lë

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nisur të lëvizë në mbrojtjen e Gardës. Ende nuk dihet se përse kjo masë e shtuar, kur vetë Veliaj deklaron se preferon të lëvizë me biçikletë.

Nuk kanë qenë të pakta ankesat dhe irritimi i biznesit për zënien e parkimeve nën arsyetimin e krijimit të korsive të biçikletave.

Majde Kryebashkiaku i Tiranës në media na shfaqet si dashnor i biçikletës dhe të një kryeqyteti pa makina.

Por edhe në këtë rast e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që Erion Veliaj proklamon në materialet video që i shpërndan të gatshme.

Ai vetë jashtë vëmendjes së medias, çdo lëvizje e kryen me makinë.

Këtë e tregojnë pamjet e filmuara këtë të enjte, sapo ai del nga banesa në Kodrën e Diellit.

Ajo çfarë ngre pikëpyetje dhe është e paqartë është se përse Kryebashkiaku shoqërohet me eskortë dhe nën masa shtesë mbrojtje.

Fillimisht prezenca e këtij automjeti u pa si rastësi, por Garda e shoqëroi gjatë gjithë rrugës.

Pyetja lind, përse një Kryebashkiaku që deklaron se u shërben qytetarëve dhe është mes tyre me biçikletë, i duhet mbrojtje?

A është kjo një frikë e tij pas shembjes së Teatrit apo për të larguar ndonjë aktor që do të kërkojë ti recitojë një dramë?

Përgjigjen e presim në twitter.

EMISIONET