Garda i bashkohet Parkut të Liqenit, Veliaj: PD, këto llokma i kishte për kunetërit

Garda i bashkohet Parkut të Liqenit, Veliaj: PD, këto llokma i kishte

Pas zgjerimit të pjesës jugore, Parkut të Liqenit do t’i shtohet edhe një hapësirë tjetër e gjelbëruar prej 2.5 hektarësh, nga ana veriperëndimore e tij.

Territori që deri më sot ka shërbyer si Garda e Republikës, do t’i kthehet qytetarëve si pjesë e parkut, për çlodhje dhe argëtim.

Në inspektimin e hapësirave të reja që i bashkohen parkut, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ato do t’i kalojnë në administrim Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, për ta bërë edhe këtë zonë një pjesë integrale të Parkut të Madh të Liqenit.

Erion Veliaj: Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting.

Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend. Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehërrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi.

Kryebashkiaku Veliaj tha se vendi ka nevojë për një vetting të vërtetë dhe për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehërr e kunetër.

EMISIONET