Gabimi në testet mjekësore, i infektuari me koronavirus del nga spitali

Gabimi në testet mjekësore, i infektuari me koronavirus del nga

Shtetasi i parë amerikan i cili u deportua nga Kina për në ShBA pasi dyshohej se ishte infektuar nga koronavirusi, u lirua gabimisht nga spitali.

Ai dhe 3 persona të tjerë i janë nënshtruar testeve në spitalin e San Diegos ku dolën rezultate negative.

Ata u dërguan në karantinë 14 ditore ku pas disa testeve të tjera, njëri prej tyre rezultoi i infektuar.

Pacienti i diagnostikuar me koronavirus u dërgua sërish në spitalin e San Diegos, ku do t'i nënshtrohet trajtimit.

Ky është rasti i 13 i diagnostikuar në ShBA ku 11 prej tyre rezultojnë se kishin udhëtuar në Ëuhan, Kinë.

Gabime të tilla në testet mjekësore mund t'i kushtojnë rëndë shtetit, duke lënë hapësirë përhapjes së saj.

EMISIONET