Fyeu gjyqtarin gjatë seancës dhe kanosi rojen e gjykatës, pranga 40-vjeçarit në Korçë

Fyeu gjyqtarin gjatë seancës dhe kanosi rojen e gjykatës, pranga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se gjatë seancës për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes, ka fyer gjyqtarin e çështjes. 

Gjithashtu ai ka kanosur me fjalë edhe rojen e sigurisë së gjykatës.

Specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

''K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën "Dhuna në familje") pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.

EMISIONET