Futbollisti shqiptar që luan me skuadrën Seinajoki në Finlandë ka shpëtuar jetën e një fëmije që po mbyteshe në një liqen artificial.

Në një intervistë për "Tellerreport", Mehmet Hetemaj ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ishte ora 12 e mesditës kur Hetemaj së bashku me nënën e tij kishin parë fëmijën duke u mbytur.

"Nëna ime shkoi shpejt tek fëmija, por pashë se te dy kishin vështirësi. Pastaj u hodha në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën nga uji dhe e solla në breg", tregoi Hetemaj.

/Ora News.tv/