Futbolli e la pa të dashur Rozana Radin në adoleshencë, por kur e zuri kapi më të mirin

Futbolli e la pa të dashur Rozana Radin në adoleshencë, por kur e

Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi i mohon të gjitha fjalët e mësueseve që thonë se ka mësuar shumë. Në të vërtetë, ajo nuk ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe shkaku është futbolli.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ajo ka treguar se loja me djemtë e lagjes e la mbrapa me historitë e dashurisë, por ia doli që të kishte më të mirin në lidhjen e parë.

Rozana Radi: Isha e zënë duke lozur futboll, bëja gjithmonë portieren, luaja me çunat. Nuk mbaj mend të kem veshur ndonjëherë kilota dhe pastaj fillova të kuptoj se të duhet ndonjë mashkull në jetë. Shoqet e mia kishin filluar dashuritë e para. Unë në mendjen time kisha filluar më herët se ato, por paraqitja ime nuk ma ofronte këtë luks që të kisha një të dashur në atë kohë. Megjithatë kur e zura unë, zura më të mirin.

EMISIONET