Fuqi mbinatyrore! Merimanga kapet "mat" me peshkun sa dyfishi i peshës së saj

Fuqi mbinatyrore! Merimanga kapet "mat" me peshkun sa dyfishi i

Nëse mendoni se merimangat nuk e pëlqejnë peshkimin e keni gabim.

Pamjet e regjistruara në shtëpinë e Jeremy Schalkwijk tregojnë një skenë të kundërt me atë që pak kush e kishte imagjinuar. 33-vjeçari është i apasionuar pas peshqve dhe për këtë ka ndërtuar një akuarium prej betoni në shtëpinë e tij. Në të ka hedhur peshq të artë.

Por befasia nuk është këtu. Në një intervistë për mediat në Afrikën e Jugut, Schalkwijk tregoi momentin kur kapi "mat" një merimangë që po i rrëmbente peshqit nga akuariumi. Edhe pse ishte sa dyfishi i peshës së saj, 33-vjeçari tregon se merimanga kishte fuqi për ta nxjerr jashtë ujit peshkun e gjorë.

"Ishte një pamje e çmendur. Ju nuk e shikoni atë çdo ditë. Nuk e dija nëse merimangat peshkonin dhe aq më tepër me një peshk me një madhësi kaq të madhe," përfundon Schalkwijk.

EMISIONET