"Fuoristrada" përplaset me bordurën e karburantit, plagosen tre të rinj

"Fuoristrada" përplaset me bordurën e karburantit, plagosen

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me të cilën udhëtonin, u përplas me bordurën e një karburanti në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm ku janë aksidentuar shtetasit Ilir Gega, Altin Vogli dhe Dorian Hifi.

Mësohet se mjeti tip ‘Fouristradë’ drejtohej nga shtetasi Ilir Gega, ndërsa Vogli dhe Hifi ishin pasagjerë. Të plagosurit janë dërguar më urgjencës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës rrugore.

EMISIONET