Fundjava ''gjallëron'' plazhet: Vlora ul çmimet, kosovarët frekuentojnë Ksamilin

Fundjava ''gjallëron'' plazhet: Vlora ul çmimet,

Sezoni turistik ka nisur prej tre javësh, por janë ende fundjavat ato që mbushin plazhet!

Në Ksamil mbërritën grupet e para të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në plazhet publike të qytetit mbizotërojnë vendasit.

''Turistët që vijnë po, ata mbajnë shezlogë, çadra.''

Për herë të parë në plazhet publike nuk paguhet, ndërsa koronavirusi i mbërritur tashmë edhe në jug, ka ndikuar në ndërgjegjesimin për masat e sigurisë.

''Ka e gjithë bota, mos të kemi ne?''

Në Vlorë, operatorët turistikë kanë ulur çmimet deri në 30%, por prenotimet thonë se mbeten në kuotat minimale në krahasim me vitin e kaluar.

''Presim të jenë më shumë nga Shqipëria, apo nga trevat Kosova. Maqedonia. Normalisht kemi bërë oferta më tunduese për këtë klientelë.''

Të vetmet njësi hoteliere të cilat e shohin me shpresë situatën, janë ato të cilat e kanë mbështetur çdo vit turizmin me vendet e Europës Lindore.

''Një fluks shumë i madh rezervimi nga partnerët tanë për Shqipërinë.''

Për shkak të pandemisë numri i pushuesve mbetet i ulët edhe në Shëngjin.

Atje edhe bizneset janë prapa me përgatitjet.

Pjesa më e madhe e bizneseve në këtë zonë turistike ende nuk i kanë ngritur stacionet e plazhit.

Thonë se burokracitë në marrjen e lejes për shfytëzimin e rërës për plazh kanë sjellë këto vonesa.

Dritan Kondakçiu, operator turistik: ''Unë kam 12 ditë që kam aplikuar për të vënë çadrat dhe akoma nuk kemi një përgjigje.''

Ben Lekaj, operator turistik: ''Si puna e rradhës së qumështit. I marrim me rradhë. Nuk ma merr mendja se janë 500 veta që do i shqyrtojnë këto gjëra.''

Veç vonesës që shkaktoi në çeljen e sezonit, turizmi në Shqipëri duket se ende mbetet peng i situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

EMISIONET