Fshehja e të ardhurave, Ronaldo rrezikon heqjen e titullit

Fshehja e të ardhurave, Ronaldo rrezikon heqjen e titullit

Pavarësisht problemeve me drejtësinë spanjolle, kryetari i Bashkisë së Madeira, Miguel Albuquerque ka pohuar se sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk do i hiqet dekorata "Zyrtar i Madh i Urdhrit të Princit Henri".

"Këtu në Madeira, Cristiano Ronaldo gjithmonë është parë si një njeri i mirë ... Ai nuk është kriminel. Gjoba për mashtrim me taksat ishte një interpretim i një çështjeje tatimore. Ai është portugezi më prestigjioz në botë."-tha Albuquerque për "AFP".

33 vjeçari akuzohej se ka fshehur të ardhurat nga e drejta e imazhit gjatë kohës që aktivizohej te Reali i Madridit dhe për këtë fakt ka paguar rreth 18 milion euro për t'iu shmangur burgimit.

Ronaldo ka lindur në Madeira dhe ka marrë titullin më të lartë në dhjetor të vitit 2014, ndërsa një prej aeroporteve të saj "u pagëzua" me emrin e tij.

EMISIONET