Fshatrat italiane që ju paguajnë 27.000 euro për të jetuar aty

Kur fshatrat italianë filluan të shisnin shtëpitë për 1 euro dukej shumë ofertë e mirë për të qenë e vërtetë.

Dhe tani oferta e fundit e Italisë është një 'çmenduri'.

Rajoni i Molise, një zonë e bukur por e braktisur nga njerëzit, ka njoftuar se do paguajë njerëzit 27.000 dollarë për tu vendosur në një nga 106 fshatrat ku popullsia është shumë e ulët. Kushdo që pranon ofertën do paguhet 700 euro në muaj për 3 vite për të jetuar në zonën e njohur për kullotat e gjelbëruara, ullishtat dhe malet me dëborë.

Por gjithashtu duhet të ngrenë një biznes të vogël për të kontribuar në ekonominë lokale,

"Dua që rajoni im të rilindë dhe të shmangim kthimin në fshatra fantazmë,"-tha ideuesi i ofertës Antonio Tedeschi. "Ne kemi nevojë të mbrojmë rrënjët tona."

Të rinjtë dhe çiftet me fëmijë veçanërisht inkurajohen të aplikojnë në skemën që do nisë zyrtarisht më 16 shtator.




EMISIONET