Fshati i tmerruar: " Minjtë hanë njëri - tjetrin dhe dalin në dritare "

Banorët e një fshati piktoresk të Lincolnshireit janë të tmerruar pasi një shtëpi bosh është e mbushur nga minjtë.

Pamjet shqetësuese tregojnë se brejtësit lëvizin rreth pronës në Metheringham madje dalin edhe në dritare.

Vendasit kanë frikë se mbeturinat përreth shtëpisë po tërheqin parazitë dhe ata i kanë bërë thirrje këshillit lokal që të bëjë diçka për t'a zgjidhur situatën.

Një banor vendas tha: "Ka që prej kohësh ky problem.Çdo ditë shohim plot minj nga dritaret,me siguri janë me qindra. Unë mendoj se ky është një rrezik shëndetësor , për të mos përmendur rrezikun nga zjarri. Është një shqetësim i madh në fshat".

Një tjetër fqinj, tha se shtëpia e mbushur me minj nuk po prek vetëm ata që jetojnë aty pranë.

"Fëmijët janë tmerruar,ata bërtasin nga frika kur shkojnë për në shkollë".Është e tmerrshme. Është e tmerrshme dhe e neveritshme të mendosh se minjtë po jetojnë me ne".

Një banor tha se kishte parë raste kur minjtë hanin njëri- tjetrin.




EMISIONET