Coronavirusi po kthehet dita-ditës një problem madhor jo vetëm për Kinën ku e edhe ka origjinën por edhe më gjerë. 

Së fundmi kjo sëmundje vdekjeprurëse rrezikon edhe kampionatin botëror të Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati kanë ngritur dyshimet në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait, më 19 prill të këtij viti.

Ndërkaq, nuk do të ketë një shkëmbim datash mes Çmimit të Madh të Kinës me atë të Rusisë, me këtë të fundit që në kalendar është parashikuar të zhvillohet në 27 shtator. Një zëdhënës i Komitetit Organizativ rus ka konfirmuar gjithçka për “Autosport”, duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime datash në program.

/Ora News.tv/