Frika nga koronavirusi, burrin e goditur nga një atak kardiak e lënë të vdesë në rrugë

Frika nga koronavirusi, burrin e goditur nga një atak kardiak e

Psikoza është më e fortë se virusi. Dje, një burrë i moshuar u godit nga një atak kardiak ndërsa po kthehej në shtëpi. Ai u la ashtu të vdesë në rrugë dhe askush nuk guxoi t'i afrohej për ndihmë.

Ngjarja kandodhur në Wuhan, qyteti kinez ku filloi epidemia e koronavirusit që po mban në ankth planetin.

Askush nuk e ndihmoi burrin, i cili gjithashtu mbante një maskë në fytyrën e tij si të gjithë bashkëqytetarët e tij.

Pastaj, siç shihet në fotot e publikuara nga AFP, më në fund mbërriti një ekip infermierësh, të cilët e morën trupin.

Imazhet të kujtojnë një tjetër epidemi të rëndë dhe vdekjeprurëse, që shkatërroi Afrikën Perëndimore në vitet 2015-2016.

Në pikun e epidemisë, njerëz të sëmurë u panë duke vdekur në rrugë ose para spitaleve që nuk mund t’i mirëpresnin, sepse ishin  të tejmbushur me pacientë dhe me mungesë mjekësh, të cilët gjithashtu ishin viktima të virusit.

Sidoqoftë, në Kinë, kushtet e shëndetit dhe higjenës janë shumë më të mira se ato të Sierra Leone, Liberia dhe Guinea Conacry.

Dhe koronavirusi është shumë më pak ngjitës dhe shumë më pak vdekjeprurës sesa virusi i etheve hemoragjike.

Prapëseprapë, kalimtarët e Wuhan nuk ndjejnë mëshirë për një burrë të moshuar që po jepte shpirt në rrugë.


EMISIONET