Fred Bejleri njihet me akuzën, Hoxha: Drejtësia vonon, por nuk harron

Pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fredi Bejlerit i akuzuar për masakrën e Peshkopisë, i është njoftuar akuza ‘Kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste’.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar në një postim në facebook edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha e nis reagimin e tij me “Drejtësia vonon, por nuk harron” duket theksuar se ky është një lajm i mireë në këto ditë të zymta.

“DREJTESIA VONON POR NUK HARRON...

Nje lajm i mire ne keto dite te zymta....

Prej ores 12:00 shtetasi shqiptar me pasaporte greke, Fredi Bejleri eshte duke u marre ne pyetje nga Prokuroria per Krime te Renda ne Tirane. Per afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara eshte perballur me oficeret e policise gjyqesore ne zyren e prokurorit Eugen Beci ne lidhje me masakren e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkepise, ku mbeten te vrare nga nje komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Deshmoret e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Bejleri i shoqeruar nga nje avokat nga Vlora eshte duke dhene deklarime per here te pare ne lidhje me kete ngjarje shume te rende qe cenoi sigurine kombetare dhe teresine territoriale te Republikes se Shqiperise. Qe ne fillim oficeret e policise gjyqesore i kane komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai eshte nen hetim per pjesmarrie ne aktin terrorist te 25 viteve me pare. Per kete shkak Bejleri, kreu i OMONIA per Himaren, u paraqit i mbrojtur me avokat ne prokurori”,- shkruan Artan Hoxha.

Më tej gazetari investigativ bën me dije se një javë më parë KQZ i refuzoi të drejtën Bejlerit për të kandiduar për kreun e bashkisë Himarë, kjo sepse në bashkëpunim me Lëvizjen Vorio Epiriote, e mbështetur  nga partia neofashiste greke Agimi i Artë dhe organizata të tjera ekstremiste, po kërkojnë të marrin nën kontroll Himarën.

“Nje jave me pare KQZ i refuzoi te drejten Bejlerit per te kandiduar per kreun e bashkise Himare. Levizja per Vorio Epirin e mbeshtetur nga partia neofashiste greke Agimi i Arte dhe organizata te tjera ekstremiste panepiriote jane duke u perpjekur me te gjitha menyrat qe ta rimarrin nen kontroll bashkine e Himares. Bashkia e Himares ishte vazhdimisht ne vijen e pare te problemeve shqiptaro-greke deri ne zgjedhjet vendore te 8 majit 2011, kur greqisht-folesi Vasil Bollano humbi zgjedhjet perballe kandidatit Gjergji Goro, i cili vazhdon te jete ne krye te kesaj njesie vendore”,- përfundon Artan Hoxha.

EMISIONET