Francezët shpëtojnë "kokën" e Jose, United ngjitet i 8-ti

Francezët shpëtojnë "kokën" e Jose, United ngjitet

Manchester United është rikthyer tek fitorja në Premier League angleze.

Në takimin e vlefshëm për javën e 10-të "djajtë e kuq" kanë mposhtur 2-1 Evertonin, duke marrë kështu vendin e 8-të me 17 pikë. Edhe pse ishin miqtë ata që morën frenat e lojës, ishte United ai i cili kaloi në avantazh, me anë të Paul Pogba. Mesfushori ekzekutoi në dy kohë  një 11 metërsh të fituar nga Martial, për t'i hapur rrugë suksesit të të besuarve të Jose Mourinho.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol. Ishte Martial, që i shërbyer nga patrioti i tij francez, Pogba në hyrje të zonës, lëshoi një silurë që mund ta ndalte vetëm rrjeta. Goli i Sigurdsson në minutën e 77-të vleu vetëm për statistikë, pasi United merr 3 pikëshin e radhës dhe shpëton kokën e Mourinhos.

EMISIONET