Fqinjët guximtarë ngjiten 4 kate për të shpëtuar vajzën rreth 3 vjeçe

Fqinjët guximtarë ngjiten 4 kate për të shpëtuar

Një vajzë e vogël në Kinë që kishte mbetur e bllokuar në platformën e kondicionerin jashtë shtëpisë rreth 30 metra është shpëtuar nga dy persona të guximshëm.

Ata ishin fqinjët dhe u ngjitën katër kate duke u kapur nëpër ballkonet e ndërtesës pa asnjë mjet sigurie vetëm që të shpëtonin vogëlushen që ishte e vetme në shtëpi.

Besohet që vajza 2 ose 3 vjece ka qenë vetëm pasi nëna e saj ishte në punë. Incidenti ndodhi në Xinzhuang të Kinës.

Vajza e vogël, me pseudonimin Xing Xing ishte tërësisht e zhveshur kur rrezikonte jetën në platformë. Platforma përdoret për të mbajtur kondicionerin e vendosur në dritaren e shtëpisë së saj.

EMISIONET