Edhe pse numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga Covid-19 në vend ëhstë rritur ndjeshëm ditët e fundit, duket se kryeministri Rama nuk ka frikë nga virusi.

Madje ai lëviz lirshëm pa maskë dhe doreza në takimet e tij, edhe pse në daljet e tij publike këshillon për kujdes dhe kërcënon me gjoba ata që shkelin masat anti-covid.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme në takimet që po zhvillon në Kosovë.

Sikurse mundet shihet edhe nga pamjet e shpërndara nga zyra e kryeministrit, të gjithë janë me maska përveç Ramës, ministrit Cakaj dhe këshilltarit Endri Fuga, të cilët duket se ndjekin shembullin e kryeministrit.

Nga ana tjetër, pothuajse i gjithë delegacioni qeveritar kosovar, duke filluar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani mbajnë maska.

Siç duket delegacioni shqiptar mund të ketë krijuar ndonjë lloj imuniteti që nuk i prek Covid-19.

/Ora News.tv/