Kur të gjithë janë duke pritur fjalën e presidentit Hashim Thaçi, ku i fundit ka vendosur që ditën e sotme (28 qershor) ka shkuar në vendlindjen e tij.

Ai ka pasur një foto me prindërit e tij ne faqen e tij zyrtare në facebook duke shkruar si përshkrim: Në vendlindje, me prindërit.

Ndërkohë, fjalimi i tij nga zyra presidenciale është shtyrë për nesër ()29 qershor) në orën 20:00.

Ai e pati lajmëruar më herët të premten (26 qershor), përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit se do të fliste të dielën.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

/Ora News.tv/