Foto/ Zbulohen pamjet përrallore të rezidencës së Hazard me mure kristali

Eden Hazard nuk ka humbur kohë për të shpenzuar në Madrid. Pasi zyrtarizoi kalimin te Reali, sulmuesi belg ka menduar të ndërtojë jetën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe 10 milionë paund janë "shpërdoruar" sa hap e mbyllë sytë.

28 vjeçari ka blerë një rezidencë mahnitëse në lagjen "La Finca". Prona e arkitektit të njohur, Joaquin Torres është pagëzuar me emrin "Casa de Hazard". Ajo është e famshme për gurin e zi të veçantë dhe orenditë më të mira të artit.

Familja e Hazard, e cila përfshin gruan Natacha dhe djemtë Yannis, Leo dhe Samy, do të ketë gjashtë dhoma gjumi, një pishinë, palestër, dhoma masazhi, fusha tenisi dhe sallë kinemaje Ndërkohë, orenditë në të gjithë shtëpinë mund të vendosen dhe drejtohen nga kompjuteri, çka do i mundësojë familjes së belgut një rehati optimale.

Disa prej mureve janë bërë madje me kristale gjigande që japin një kontrast mbresëlënës me gurin, që nuk lejon që të kalojë asnjë dritë. Epo, Reali ka marrë një lojtar mjaft cilësor, e Hazard një shtëpi mahnitëse.





EMISIONET