FOTO/ Tirana merr vendimin, ja ku do luhet klasikja me Teutën

FOTO/ Tirana merr vendimin, ja ku do luhet klasikja me Teutën

Tirana-Teuta është supersfida e javës së 20 në Kategorinë Superiore. Duel që drejtuesit bardheblu kanë vendosur ta zhvillojnë në stadiumin e ri kombëtar "Air Albania".

24-herë kampionët e Shqipërisë konfirmuan në faqen e tyre zyrtare lajmin se përballja me “djemtë e detit” në kuadër të javës do të luhet në impiantin modern të futbollit tonë.

Kjo do të jetë sfida e tretë e Kategorisë Superiore që do të luhet në “Air Albania”, pas derbit të 13 dhjetorit 2019 Partizani-Tirana 1-2 dhe Kukësi-Partizani 1-0 të 26 janarit 2020.

Njoftimi i Tiranës:

"Tirana-Teuta në “Air Albania”

Ndeshja e radhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.

Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët.

Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku. KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim," thuhet në njoftimin e klubit.


EMISIONET