Foto/ Takimi kundër Tiranës, Flamurtari jep lajmin e madh për tifozët

Pas pushimit në fundjavë, për shkak të fitores në tavolinë 3-0 ndaj Kamzës së skualifikuar tashmë, Flamurtari do të duelojë me Tiranën në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Ndaj bardhebluve, vlonjatët do të kërkojnë maksimumin, për tu afruar akoma më shumë me zonën që të dërgon në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Me takimin që luhet të shtunën e 6 prillit, në ora 18:45, drejtuesit e kuqezinjve kanë "zbuluar" edhe çmimet e biletave për në stadiumin "Flamurtari".

Një biletë për në tribunën qendrore do të kushtojë 700 lekë të vjetër. Ndërkohë, një vend në tribunën A, B dhe D kushton 400 lekë. Tribuna C vetëm 200 lekë. Ndërsa biletat për femrat do të jenë falas, lajm që pritet të rris numrin e tyre në shkallët e stadiumit. 

EMISIONET