Foto/ Spali mundi Atalantën, Papu Gomes i shkruan Berishës: Ju jeni...

Spali mundi Atalantën në shtëpi me rezultatin duke prodhuar padyshim surprizën më të madh të javës së 20-të në Serie A.

Etrit Berisha që luan për Spalin zhvilloi një ndeshje fantastike duke i mohuar "bergamaskëve" disa herë golin. Portieri i kombëtares shqipatre gjithashtu ditën e djeshme ka marrë edhe një dhuratë shumë të veçantë nga një fëmijë, të cilën nuk ka nguruar ta shpërndajë edhe në rrjetet sociale.

Aty ishte një vizatim i thjeshtë me bluzën e Spal dhe Atalanta, të cilën portieri e ka marrë një tifoze e vogël. Gardiani kuqezi ka zgjedhur këtë foto për të falënderuar të gjithë tifozët e Atalantës, të cilët i bënë një pritje të ngrohtë atij. Një koment të veçantë Berisha ka marrë edhe nga Papu Gomez, i cili i ka shkruar: “Ju jeni pjesë e historisë sonë mik”.

EMISIONET