FOTO/ Siguruan finalen e Kupës, festë e çmendur te Kukësi

Kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë ka rritur optimismin te Kukësi, që ka festuar si e çmendur në dhomat e zhveshjeve.

Një gjë e tillë vihet re në këtë foto të postuar në faqen zyrtare të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.

Fitorja me rezultatin e thellë 3-1 ndaj Skënderbeut në takimin e dytë, i siguroi verilindorëve kalimin në finalen e 2 qershorit me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

EMISIONET