Foto/ Shihni si dukej Inis Gjoni në vitin 1998 kur prezantonte Festivalin e RTSH

Inis Gjoni është një nga vajzat e showbizit që edhe pse vitet kalojnë ajo vazhdon të ruajë ende bukurinë dhe freskinë e saj.

Edhe pse prej kohësh ka hequr dorë nga daljet publike, ajo është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.

Regjizorja kohët e fundit mesa duket është bërë shumë nostalgjike dhe ka postuar disa foto kur prezantonte festivalin e RTSH-së në vitin 1998.

Në disa nga këto foto Inisi shihet pranë aktorit Gazment Gjoka të cilët kanë prezantuar së bashku Festivalin e RTSH-së në vitin 1998, ndërsa në një foto tjetër ajo shihet pranë Kastriot Çaushit.

Inisi duket mjaft në formë dhe shumë elegante!


EMISIONET