FOTO/ Partizani organizon festën e titullit, e tregojnë këto dy veprime

Partizani po përgatitet të fitojë trofeun e Kategorisë Superiore pas 26 vitesh dhe këtë preferon ta bëjë përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit.

Një gjë e tillë kuptohet mjaft mirë nga organizimi që klubi i kuq ka bërë, teksa ndryshime ka pësuar edhe autobusi i skuadrës.

Fitorja ndaj bardhebluve do e kurorëzonte Partizanin matematikisht kampion të sezonit 2018-2019, por edhe një humbje, e kombinuar me disfatën e Kukësit në Gjirokastër do i jepte titullin të kuqve. Ndërkohë, në këtë takim do të ketë tifozë të kuq edhe nga Kosova.

Autobusë të shumtë janë nisur nga kryeqyteti, Prishtina, të vendosur në dispozicion nga krerët më të lartë të klubit të kuq. Një organizim fantastik, me drejtuesit që tashmë kanë hedhur topin në fushën e lojtarëve, që pritet të japin gjithçka ndaj rivalit historik, Tiranës.

Autobusi i skuadrës:



Tifozë të Partizanit të ardhur nga Kosova:

EMISIONET