Foto/ Milani zyrtarizon mbrojtësin nordik me eksperiencë

Milani pasi arriti marrëveshjen me Sevillan dhe zhvilloi testet mjekësore me Simon Kjaer ka zyrtarizuar këtë blerje.

Nëpërmjet faqes zyrtare te klubit italian Kjaer shfaqet me fanellën e kuqezinjëve. Mbrojtësi danez që erdhi nga skuadra e Atalantës ku ishte i huazuar, ka firmosur për 6 muaj me "djajtë". Nëse Kjaer do të bind me aftësitë e tij atëherë Milani mund të blej edhe kartonin e futbollistit që mbahet nga ekipi i Sevillës.

Ish-lojtari i bergamaskëve është 30-vjeçar dhe shikohet si një përforcim me eksperiencë në repartin e mbrojtës tek skuadra e Stefano Piolit. Danezi ka një cv të pasur pasi ka luajtur me ekipe si Roma, Palermo dhe Fenerbache.

EMISIONET