Foto/ "Makineri golash", Ronaldo i ka shënuar 150 skuadrave

"Pokeri" kundër Lituanisë në fitoren 5-1 që Portugalia regjistroi mbrëmjen e djeshme e ngjiti Cristiano Ronaldon në kuotën e 93 golave të shënuar me kombëtaren.

Një statistikë mjaft interesante, që e afron me 16 realizime me sulmuesin më të mirë në arenën ndërkombëtare. Është sulmuesi iranian Ali Daei ai që mban kreun me 109 gola, por me këto ritme, rekordi i Ronaldos do të jetë thjeshtë çështje kohe.

"Unë nuk luaj futboll duke menduar për çmime individuale. Ata janë një pasojë e sukseseve kolektive. Por është mirë t'i fitosh ata, nuk do të gënjej. Gjëja e rëndësishme është të ndihmosh ekipin. Kam shënuar një gol kundër Serbisë dhe katër kundër Lituanisë dhe jam i lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu: "- u shpreh Ronaldo.

Por, përpos kësaj, Lituania bëhet kundërshtari i 150 që Ronaldo i shënon në karrierë. Ylli i Juventusit e "shndërroi" Lituaninë në kombëtaren e 40 që i realizon, në ndeshje zyrtare dhe miqësore. Suedia, Letonia, Andorra dhe Armenia janë kundërshtarët e tij të preferuar, me Ronaldon që ka shënuar pesë gola kundër secilës.

Në nivel klubesh, Sevilla është ajo që preferohet më shumë nga 34 vjeçari. Plot 27 gola ka shënuar Ronaldo në portën e andaluzianëve, ndjekur nga Atletico Madrid (25), Getafe (23), Celta Vigo (20) and Barcelona (18).

EMISIONET