Lojtari serb në Superiore tregon tmerrin: Tërmeti më nxorri nga krevati

Lojtari serb në Superiore tregon tmerrin: Tërmeti më nxorri nga

Tërmeti i fuqishëm që përfshiu Shqipërinë ditën e djeshme ka shokuar të gjithë qytetarët që ndodheshin në territorin tonë. 

Një tmerr i vërtetë kanë rezultuar lëkundjet edhe për mbrojtësin serb të Laçit, Aleksandër Ignjatoviç, i cili ka dhënë një intervistë për median “Blic Sport”, ku siç e përshkruan, kaloi një dramë të vërtetë.

"Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik, dhe sapo ndodhi dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda, dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan, dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen".

Të gjithë klubet e Superiores kanë ndalur përgatitjes pas të gjithë asaj që ndodhi.

EMISIONET