Duket se e ardhmja e Gonzalo Higuan është vendosur tashmë.

Pavarësisht zërave që pohonin se argjentinasi do të jetë në stol për ndeshjen e sotme të Superkupës së Italisë përballë Juventusit, El Pipita duket se nuk do të jetë as në tribunë. Një fakt i cili ka dal zbuluar që në foton zyrtare të delegacionit kuqezi në Jeddah, ku mungesa e Gonzalo Higuain ka shuar çdo dyshim.

Bomberi do të jetë larg kësaj skuadre, me Chelsea që thuhet se e pret me krahë hapur.

/Ora News.tv/