FOTO/ Gjysëmfinalja e kthimit në Kupë, Skënderbeu jep lajmin e madh për tifozët

Disfata ndaj Tiranës duhet të harrohet sa më shpejt në kampin e Skënderbeut, që pretendojnë të bëjnë kthesën në takimin e kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Në disfavor të korçarëve është edhe rezultati i ndeshjes së parë, i mbyllur në favor të Kukësit 2-1. Ndërkohë, për duelin që zhvillohet në stadiumin "Skënderbeu", zyrtarë të "ujqërve të dëborës" kanë lajmëruar se ka ende bileta në shitje. Kujtojmë që një biletë për në tribunën Gold e A dhe B kushton 1000 lekë, ndërkohë që bileta më e ulët është ajo  E dhe D, që kushton vetëm 100 lekë.

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

– Tribuna A, B – 300 Lekë

– Tribuna C – 200 Lekë

– Tribuna E, D – 100 Lekë

– Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë

 Forca Ujqër! "-mbyllet postimi i klubit korçar në "Facebook".

EMISIONET