VIDEO/ Skuqet kryeqyteti, Partizani fiton titullin kampion pas 26 vitesh

Një shkodran, dy gola, tre pikë për një titull. Partizani është fitues i edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë rikthehet në majën e futbollit shqiptar pas 26 vitesh dhe këtë e bën pikërisht në derbin kundër Tiranës.

Skuadra kryeqytetase ka mbyllur një sezon fantastik, duke fituar titullin 3 javë përpara fundit. Heroi i të kuqve ishte padyshim shkodrani, Eraldo Çinari, që realizoi dopietën fituese ndaj bardhebluve.

Kur po kronometrohej minuta e 32-të, Çinari lëshoi një silurë të vërtetë me të majtën, duke shtangur bardheblutë dhe shpërthyer në festë të kuqtë. Gjithsesi, reagimi i "miqve" nuk vonoi, me Tiranën që vendosi baraspeshën pas 8 minutash. Ishte Bedri Greca që duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes mori pasimin e N'Goo dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk gaboi.

Me rezultatin 1-1, dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve, ndërkohë që me të rifilluar e dyta Hasani mori vendin e Sentamu. Një lëvizje që nuk rezultoi aspak e suksesshme për skuadrën e drejtuar nga Ardian Mema, që u zu në befasi nga furia e kuqe. Ishte sërish Eraldo Çinari ai që realizoi dhe festa e kuqe është e ligjshme.

22 vjeçari përfitoi nga dalja para e bardhebluve dhe pasi zuri në kundrakohë Abibin realizoi për 2-1. Kaq mjaftoi edhe Partizani është në festë. "Demat" ngjyrosin me bojë të kuqe "qiellin" e kryeqytetit, teksa koleksionojnë titullin e 16-të në histori. 

Ndërkohë, kjo disfatë mund t'i kushtojë shtrenjtë Tiranës, që sheh në pasqyra Kastriotin. Krutanët mposhtën pastër 2-0 Flamurtarin dhe e dërgojnë në minus 2 pikë distancën me rivalin e javës së ardhshme, pikërisht Tiranën.

Fitimi i titullit nuk varej aspak nga rezultati i skuadrës së Kukësit, e cila ndaj Luftëtarit regjistroi humbjen e 10-të në këtë sezon. Gjirokastritët fituan me shifrat 3-2 takimin e javës së 33-të. Ndërkohë, Teuta u rikthye në zonën Europiane, teksa pas fitores 2-1 ndaj Skënderbeut numëron 51 pikë në vendin e 3-të. 

Aktualisht, Kukësi dhe Teuta janë praktikisht pranë Kupave të Europës, ku qëndrojnë në vendet 2 dhe 3 me 55 dhe 51 pikë. Ndërkohë, tre java para fundit, Laçi dhe Flamurtari kërkojnë që të përfitojnë nga ndonjë hap fals i durrsakëve, pasi ndodhen në vendet katër dhe pesë me 49 dhe 48 pikë.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90' Mbyllet derbi, Partizani shpallet kampion 3 java para fundit

72'  Çinari shenon të dytin. Partizani kalon në avantazh sërish.



46' Nis pjesa e dytë, Partizani nis topin nga qendra


45+3' Mbyllet pjesa e parë 


Është mbyllur në "Selman Stërmasi" 45 minutëshi i parë i kryesfidës së javës së 33-të të Superligës Shqiptare mes Partizanit dhe Tiranës. Një fraksion i parë që i dhuroi të gjitha, madje edhe 2 gola. Secila skuadër shënoi një herë. Ishte Çinari ai që zhbllokoi shifrat, ndërkohë që Greca vendosi ekuilibrat 5 minuta përpara fundit të pjesës së parë.

45' Akordohen 3 minuta shtesë

41' Vjen reagimi i Tiranës. N'Goo shërben për Greca, i cili mposht Hoxhën dhe vendos ekuilibrat


32' Zhbllokohet derbi, Çinari lëshon silurë nga jashtë zone, duke kaluar ne avantazh Partizanin



30' Luhet gjysëm ore lojë, raste e pastra mungojnë në dy kampet

23' Mala tenton të marrë krahun. Ndërhyn Turtulli por me faull. Ndëshkohet me karton të verdhë nga kryesori Meta

8' Dyluftime të ashpra në mesfushë. Gjithçka e rregullt për Kridens Meta 

7’ Ndalet loja. Abibi del huq dhe godet Bardhin. Stoli i kuq në protesta, por kryesori nuk është i këtij mendimi

1' Bardheblutë e nisin në sulm, fitojnë një këndore

1' Nis derbi i kryeqytetit. Topi i parë luhet nga Tirana

Partizani-Tirana nis në një atmosferë të zjarrtë



Ndiqeni LIVE
 

Rezultatet live në takimet tjera

Skënderbeu-Teuta 0-2
Luftëtari-Kukësi 2-2
Kastrioti-Flamurtari 2-0

Kur kanë mbetur më pak se një orë nga nisja e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, dy teknikët kryeqytetas, Skënder Gega dhe Ardian Mema kanë publikuar edhe formacionet që do të hedhin në fushën e blertë.

Partizani do të zbres në fushë me formacionin tipik, 4-2-3-1. Në portë do të pozicionohet Hoxha. Para tij, Ibrahimi, Belica, Rexhepi dhe Trashi. Digën para mbrojtjes do e ndërtojnë dy futbollistë mjaft fizik si Atanda dhe Duka. Ndërkohë, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Jurgen Bardhi do të jetë treshja, Hila, Mala dhe Çinari.

Ndërkohë, edhe tekniku Mema përgjigjet me skemën 4-4-1-1. Abibi në katërkëndësh. Daja, Imami, Turtulli dhe Hoxhallari në mbrojtje, teksa mesfusha do të përbëhet nga Doka, Maweije, Greca dhe Cobbina.

Në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Michael N'Goo do të vendoset mesfushori me tipare sulmuesi, Edon Hasani. Ky takim do të gjykohet nga Kridens Meta, i ndihmuar nga Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.

Pas porte do të gjejmë emra si Andi Koçi dhe Eldorjan Hamiti, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Dojando Myftari.

Formacionet zyrtare:

EMISIONET