Foto/ Festa vazhdon! "Ultras Guerrils" dizejnojnë fanellën e titullit

Partizani u rikthye te titulli kampion pas 26 vitesh. Të kuqtë siguruan matematikisht titullin e Kategorisë Superiore tre javë përpara fundit dhe këtë e bënë pikërisht në një ndeshje që do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve të tyre.

Fitorja 2-1 ndaj Tiranës i dha titullin Partizanit, diçka që do të kujtohet gjatë nga tifozët e kuq. Madje, tifo-grupi i tyre, "Ultras Guerrils" kanë projektuar një fanellë, ku personifikon skuadrën, titullin dhe numrin e titujve, që janë 16-të tashmë.

"I gjeni te Baza 46, eshte fanella e titullit dhe kujtimi me i bukur i ketij sezoni dhe ne vecanti i dites se diele 12 maj 2019 ... Partizani kampion !"-thuhet në një status të grupimit në rrjetin social "Facebook".

Kjo fanellë pritet të përdoret në ndeshjen e kësaj të diele kundër Kukësit. Takimi do të luhet në "Selman Stërmasi" duke nisur nga ora 16:30.


EMISIONET