Foto/ Ermal Fejzullahu shfaqet për herë të parë me familjen pas aksidentit me makinë

Dy ditë më parë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka pësuar një aksident me makinë në Prishtinë. Ai po udhëtonte me disa anëtarë të familjes kur makina e tij u përplas me një shtylle semafori.

Fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ditën e djeshme ai ka postuar në “Instagram” një foto me familjet e tij ndërkohë që hanin drekën e bajramit. Në foto shihet edhe Sabri Fejzullahu me bashkëshorten e tij.

"Me fat festen e Fiter Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me respekt familja Fejzullahu", shkruan Ermali.

EMISIONET