Thumb On - Foto ekskluzive/ Zbulohet e dashura e këngëtarit Khuba

Khuba, këngëtari shqiptar me origjinë nga Kosova u bë i njohur në edicionin e fundit të "Kënga Magjike", me baladën që preku zemrat tona, por më tepër na bëri për vete me pamjen e tij, engjëllor dhe sexy.

Këngëtari i ri në treg tregoi se balada në festival i dedikohej ish-të dashurës së këngëtarit.

Në një intervistë së fundmi, këngëtari tregoi se momentalisht është single, por Agjenti 00Thumb thotë të kundërtën.

Në puntatën e sotme në “ThumbON” në TV Ora, agjenti zbuloi një foto, të këngëtarit me një vajzë e cila sipas tij, është e dashura e re e Khubës, me origjinë tiranase. Agjenti shton se këngëtari po punon për një këngë të re të cilën ia dedikon pikërisht të dashurës së re.

EMISIONET