Foto/ "Egoisti" Mbappe, hedh në kosh fotografinë e Cristiano Ronaldos

Nuk ka dyshim se djaloshi francez, Kylian Mbappe është një talent që do mbetet gjatë në historinë e futbollit.

Viti që po përgatitemi të lëmë pas do të mbetet gjatë në mendjen e 19 vjeçarit, i cili fitoi gjithçka. Dhe për të festuar vitin 2018, Mbappe publikoi një  fotografi në rrjetin social "Instagram", ku ngjante me një postim të mëparshëm.

Mbappe dikur kishte shpërndarë një foto që e shihte atë të ulur në dhomën e tij, teksa muret ishin të mbuluara me fotot e Cristiano Ronaldos.

Ai e ka rikrijuar atë imazh, por këtë herë, posterat e Ronaldos u morën dhe u zëvendësuan nga fotografitë e Mbappe, i cili shfaqej duke shijuar momente të ndryshme të rëndësishme të vitit 2018.

Zëvendësimi i fotografive të yllit të Juventusit janë ato të Mbappe me Kupën e Botës, trofeun e Kopa, dhe duke festuar një fitore të PSG në Ligue 1 me shokun e skuadrës Neymar dhe shumë të tjerë.


EMISIONET