Foto/ Donald Veshaj i shpreh publikisht dashurinë Bora Zemanit buze detit

Moderatorja e njohur Bora Zemani për më shumë se një vit është në një lidhje dashurie me aktorin e njohur të humorit Donald Veshaj.

Dikur ata përpiqeshin ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por tani mesa duket nuk e kanë problem t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit publikisht.

Së fundmi ata kanë udhëtuar për në bregdet dhe këtë e kanë zbuluar fotot që kanë hedhur të dy nga i njëjti vend.

Në një foto të publikuar nga Bora në “Instagram”, vihet re komenti që i ka bërë partneri i saj. Donaldi i ka komentuar një emoji me sy zemra.

Kujtojme se disa ditë më parë çifti e ka bërë zyrtare lidhjen e tyre. Donaldi kishte marrë me vete Borën në një drekë me familjen e tij.

EMISIONET