Celtic është fituesi i Kupës së Skocisë, pasi fitoi 1-0 derbin me Rangers në finalen e zhvilluar ditën e djeshme.

Bardhejeshilët iu falën një goli të Jullien, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes kundërshtare për të shënuar golin e triumfit.

Fitore që është pritur me mjaft interes edhe nga kreu i lartë i shtetit shqiptar, Ilir Meta. Presidenti njihet për simpatinë e tij për gjigantin skocez dhe diçka të tillë e konfirmon shpesh edhe në rrjetet sociale.

Meta ka ndjekur nga televizori finalen e Kupës, ku nuk kanë munguar as përshëndetjet për tifozët e Celtic, teksa ka falenderuar portierin, Forster dhe autorin e golit, Jullien, duke i konsideruar legjenda. 




/Ora News.tv/