Neymar do të mungojë kundër Realit të Madridit dhe Galatasaray, por do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Club Brugge.

Është ky lajmi i mirë që vjen nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për kampionët e Ligue 1, Paris Saint Germain, që redukton në dy ndeshje pezullimin e yllit brazilian.

Neymar u dënua për shkak të kritikave ndaj zyrtarëve pas humbjes së PSG ndaj Manchester United në sezonin e kaluar, pavarësisht se ai nuk luante.

/Ora News.tv/