Formula 1, rikthehet fuqishëm Ferrari, Vettel triumfon në Australi

Skuderia e Ferrarit ka triumfuar në garen e parë të Formula 1 për sezonin 2018. Me Sebastian Vettel në vendin e parë dhe Kimi Raikonen në vendin e trete, kokëkuqja italiane arrin të grumbullojë 40 pikë, ndërsa kampioni në fuqi i Formula 1 Luis Hamilton arriti vetëm pozicionin e dytë.

Sebastian Vettel triumfoi në garën e parë të sezonit 2018 të Formula 1 që u zhvillua në Melbourne të Australisë. Piloti gjerman i Ferrarit u nis i 3-ti, por arriti të zhvillojë një garë perfekte dhe të shfrytëzojë çdo gabim të kundërshtarit, për të marrë kryesimin e saj pas daljes nga pit stopi në xhiron e 25, të cilin e ruajti deri në xhiron e fundit.

Pas gares 4 herë fituesi i Formula 1 Sebastian Vettel tha që e ndihmoj edhe fati por strategjia e Ferrarit ja doli në përfeksion.

Një garë e menaxhuar në mënyrë të gabuar, ajo e kampionit në fuqi të botës, Leëis Hamilton, që edhe pse u nis i pari, e mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa një problem me gomat, bëri që të dorëzohej kur kishin mbetur ende edhe 6 xhiro nga fundi.

Një tjetër makinë e kokëkuqes plotësoi podiumin, teksa finlandezi Kimi Raikkonen e mbylli garën në vendin e 3-të, pasi provoi të gjitha mënyrat për të parakaluar Hamilton, por britaniku arritit të mbronte vendin e dytë.

Red Bull e mbylli garën me Ricciardo në vendin e 4 dhe Verstapen në të 6. Ndërsa Meclaren me Fernado Alonson arritën të rrëmbenin vendin e 5. Në zonën e pikëve ka arritur edhe Hulkenberg në 7 dhe Carlos Sainx në të 10. Gjatë garës u tërgoqën nga pista 5 pilotë, të gjithë për shkak të defekteve teknike.

Dështim për  Haaas, pas pit stopeve Magnussen tërhiqet i pari për shkak të një problemi me rrota dhe pas pak minutash edhe Grosjean.

25 pikë të vyera për Vettel, ndërsa Ferrari grumbullon plot 40 pikë, 18 më shumë se Mercedes.

Kjo ishte gara e parë sezonale e Formulës 1, gara e radhës do të mbahet me 8 prill në pistën e Bahreinit.

EMISIONET